Dante nuk duron më: Baloteli të marrë përgjegjësitë e veta, askush nuk ia ka fajin!

U duk sikur Baloteli po fillonte të ndryshonte për mirë, duke u paraqitur në stërvitje që në orën 7:30 të mëngjesit, por Nica u mposht përballë Montpeljerit në transfertë me rezultatin 1-0 dhe sulmuesi italian zhvilloi një ndeshje aspak pozitive dhe pa dëshirë për të lënë shenjen e tij. 90 minuta në fushë, një karton i verdhë dhe asgjë për të ndihmuar ekipin të shënojë.

Mbrojtësi Dante ka kritikuar haptazi shokun e tij të skuadrës, duke pretenduar që ka ardhur momenti që sulmuesi të marrë përgjegjësitë e tij dhe të jetë efikas në sulmin e ekipit.

I takon atij të bëjë një hap para dhe të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën në sulm. Mario nuk është fizikisht në formë të mirë, e dimë të gjithë, por gjithçka varet nga ai vetë. Duhet të punojë shumë dhe të stërvitet vazhdimisht për të përmirësuar nivelin fizik. Ai duhet të marrë kontrollin e situatës në dorë.

Është e padobishme të fajësojmë skuadrën dhe të thuash që jemi ne, të cilët nuk arrijmë të marrim me të mirën nga cilësitë e Balotelit. Jo, nuk është kështu. Ka patur momente kur skuadra ka luajtur keq dhe unë i kam mbrojtur shokët, por duhet të jemi kritikët e parë të vetes dhe të pyesim veten në çdo moment, nëse po japim maksimumin tonë”, përfundon 35-vjeçari brazilian, i cili mban postin e kapitenit të Nicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *