Danilo Alvesh përgënjeshtron: I kemi zgjidhur problemet me Flamurtarin

Danilo Alvesh ka vendosur që të reagojë pas intervistës së dhënë në sajtin prestigjioz “Yahoo Sports”. Braziliani kishte folur gjerë e gjatë në lidhje me aventurën e tij në Shqipëri, ku nuk kishte nguruar që të tregonte dhe problematikat që kishte kaluar në vendin tonë.

Rrëfimin e tij e keni mundësi ta ndiqni në duke klikuar në linkun 1 dhe në linkun 2, ku do të shikoni të plotë intervistën e sulmuesit. Siç duket, Alvesh nuk e kishte menduar që intervista do të përkthehej dhe në shqip.

Në postimin e tij Alvesh bën një “gafë” pasi përgënjeshtron duke folur për mungesën e mjekut, që ka qenë një problematikë e sezonit aktual. Gjithashtu ai flet për largimin nga Turqia, që është një ngjarje e ndodhur së fundmi.

“Lidhur me intervistën e publikuar në portalet sot, dua të qartësoj opinionin publik dhe më gjerë se kjo intervistë nuk është dhënë për periudhën aktuale, por për sezonin e parë në Shqipëri, probleme që tashmë dihen, pasi kanë qenë objekt i shtypit të shkuar dhe atij online. Për këtë problem unë dhe Flamurtari Futboll Klub i kemi zgjidhur janë të shkuarën. Tifozët, qyteti, drejtuesit, trajnerët dhe flamurtari F.C., tanimë janë një pjesë e rëndësishme e jetës time, prandaj gëzojnë respektin tim maksimal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *