Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjeteve sociale një histori sipas të cilës Dani Alvesh e Leonardo Bonuçi u zunë në pushimin e finales në Champions League kundër Realit dhe trajneri Maks Alegri i ka larguar pikërisht për atë histori.
Në fakt, ishte gjithçka një sajesë, por që si zakonisht në internet u kthye në lajm dhe e raportuan edhe media prestigjioze.
Një prej tyre ishte ESPN Deportes, që shkruajti: Sipas thashethemeve, Dani Alvesh e Bonuçi u përleshën në pushimin e finales në Champions.
Leonardo Bonuçi e kishte dhënë dje versionin e vet, duke mohuar gjithçka, por sot ka reaguar edhe Dani Alvesh, i cili nuk ka duruar më dhe i është përgjigjur ESPN-së në Twitter: “Sa për informacionin tuaj, Ishim së bashku, duke vuajtur dhe duke komentuar humbjen deri në 6 të mëngjesit. Mos hidhni mut mbi ne, pa e ditur fare çfarë ndodh!”.
Postimin e Dani Alveshit e shpërndau edhe vetë Bonuçi.
Para tu información, estuvimos juntos sufriendo y comentando la derrota hasta las 6 de la mañana, no tiren mierda sin saber no que sucede! https://t.co/x1IcGCmmJk
— Daniel Alves (@DaniAlvesD2) July 15, 2017