Mbrojtësi i PSG, Dani Alvesh, ishte një nga të ftuarit specialë në garën e Monzës në Itali. Braziliani është shfaqur i lumtur me fitoren e Luis Hamilton, të cilin e cilëson si Airton Sena (piloti i famshëm brazilian) i ri.
Alvesh bën dhe një krahasim të goditur mbi fitoren e Hamiltonit në Itali, në shtëpinë e Ferrarit. “Suksesi i Hamilton këtu është sikur të kishte fituar Barcelona në ‘Santiago Bernabeu’.
Sot për sot, Hamilton është Airton Sena i ri, gjithmonë me një distancë të drejtë, sepse Airton është gjithmonë Airton”, u shpreh futbollisti 35-vjeçar për “Movistar +”, ndërsa në profilin e tij në “Instagram”, ai postoi një foto me pilotin britanik me mbishkrimin sipër: “Numri 1”.