Dajën e shqetëson lodhja dhe ndryshimi i orës në Kazakistan

Ilir Daja ka jo pak gjëra në mendje, në prag të sfidës së nesërme në Almati të Kazakistanit, kundër Kairatit vendas.

Trajneri i Skënderbeut duhet të bëjë llogaritë me një rival të frikshëm, por edhe me lodhjen e Skënderbeut. Duke folur në lidhje telefonike me Supersportin, trajneri i korçarëve sqaron: “Kemi udhëtuar gjithë natën për të mbërritur në mëngjes në Almati. Ky është një problem, pasi diferenca e orës me Shqipërinë është 4 orë dhe lojtarët duhet të përshtaten me këtë. Gjithsesi, këtë vështirësi do ta ketë edhe kundërshtari në sfidën e kthimit”.

Hall më vete është edhe fakti që Kairati është fizikisht “top”: “Kemi një ndeshje të vështirë, me një kundërshtar cilësor që në përbërje ka lojtarë si Arshavin, por mbi të gjitha është në ritmin e kampionatit. Është shumë i rëndësishëm për ne rezultati i kësaj sfide. Duhet të rrezikojmë, pasi një rezultat pozitiv, qoftë ky edhe një barazim, do të na bënte të kishim kushte lehtësuese në Korcë. Duhet të mbrohemi që të mos pësojmë, por kjo nuk do të thotë që të lëshojmë terren. Duhet të mbajmë topin në qarkullim dhe të godasim me kundërsulm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online