Në Lushnje ndihen gati: Ndërtojmë skuadër e stadium

Lushnja është kthyer më në fund në Superiore dhe tashmë shpreson të qëndrojë sa më gjatë aty, edhe pse nuk do jetë e lehtë. I pranishëm në Tiranë për shortin e kampionatit, nënkryetari i Bashkisë së qytetit, Gentian Nushi ka folur për mediat, duke premtuar jo vetëm një skuadër dinjitoze, por edhe një stadium në parametrat e duhur para startit të sezonit.

“Pas riorganizimit për rialokimin e fondeve, sepse SH.A. e Lushnjes është 100 për qind në funksion të Bashkisë, jemi të gatshëm që të nisim punimet në stadium. Do të fillojmë me fushën, për të vijuar me punimet që stadiumi të përmbushë parametrat për të luajtur në Superiore. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që ndeshja e parë të luhet në shtëpi. Besoj që do t’ia arrijmë.

Natyrisht, në Lushnje presin skuadër serioze: “Lushnja do të tregojë vlerat që ka treguar gjithmonë. Ne vijmë me ambiciet tona, të cilat janë të qëndrojmë sa më gjatë në Superligë, aty ku Lushnja vërtetë e meriton. Po i bëjmë të gjitha përpjekjet si nga ana e infrastrukturës, ashtu edhe nga ana e investimeve të Bashkisë, që ky ekip të jetë ai që tifozët lushnjarë, por edhe që futbolli shqiptar e meriton.”

Në fakt, deri tani Lushnja nuk ka lëvizur shumë në treg, por Nushi premton: “Bazën e ekipit e kemi, me djemtë lushnjarë që kanë luajtur për vite me radhë, duke e njohur mjaft mirë njëri-tjetrin dhe janë mjaft të talentuar. Por, ekipi ka nevojë për mbështetje tjetër, për afrimin e elementëve të tjerë, qofshin këta të rinj apo edhe lojtarë me eksperiencë. Jemi në merkato dhe besoj që do të jemi një skuadër simpatike në këtë Superiore. Emra konkretë? Le ti lëmë surprizë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online