Artim Pollozhani prezantohet te Flamurtari

Ashtu si ishte paralajmëruar prej ditësh, Artim Pollozhani është tashmë zyrtarisht i Flamurtarit. Mesfushori 35-vjeçar në fund të qershorit u nda nga Shkëndija dhe tani firmos në Vlorë.

Pollozhani është shqiptar dhe kjo është arsyeja madhore pse Shpëtim Duro e ka përzgjedhur, pasi ka mësuar lajmin se shqiptarët e Maqedonisë nuk konsiderohen më të huaj në Superiore.

Arsye tjetër është eksperienca e tij e jashtëzakonshme si mesfushor para mbrojtjes, por edhe si qendërmbrojtës nëse nevojitet.

Prej vitit 2012 te Shkëndija, Pollozhani ka qenë gjithnjë titullar, ndërkohë që në CV ka dhe kampionate si ai gjerman, ai kroat e ai rus. Edhe Shqipëri, sepse në pjesën e parë të vitit 2008 luajti te Dinamo, në huazim nga Koblenci gjerman.

Dje Pollozhani u kushtoi një letër të hapur tifozëve dhe Shkëndijës:

https://sportekspres.com/pollozhani-leter-lamtumire-shkendijes-do-mbetet-gjithmone-kuqezi/

Ndërkaq, sot “Sport Ekspres” ka publikuar intervistën e parë të Pollozhanit si “vlonjat”, ku ndër të tjera u shpreh: “Po, ka qenë profesor Duro arsyeja që do t’i bashkohem Flamurtarit. Njihemi shumë mirë bashkë prej te Shkëndija, por më besoni që profesori është profesionist dhe ka besim tek unë që do e ndihmoj ekipin. Këtë gjë shpresoj edhe vetë unë. Ai gabon shumë pak në lëvizje ose fare. Unë i siguroj edhe profesorit, edhe të gjithëve në klub, që do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje”.

https://sportekspres.com/pollozhani-flet-si-vlonjat-me-shihni-ne-fushe-do-ta-ndihmoj-flamurtarin/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online