Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, pas ndeshjes me Tiranën, u pa i nervozuar, madje edhe replikoi me gazetarin Alban Xhihani në Supersport. “Ku ishte tensioni? U luajtën 12 ndeshje efektive. Ku e patë tensionin. Ju thoni për shkak të tensionit. Raportoni çfarë shikoni. U luajtën 12 minuta, prandaj jam nervoz. Ky është futbolli që doni?”, u shpreh Daja, që më pas vijoi me deklaratën e tij.
ELIMINIMI – “Nuk jam i zhgënjyer. Rezultati është pjesë e futbollit. Vetëm në çerekun e parë patëm 10 situatë për gol. Provuam ta çonim 2-0, por kur çdo trajner mendon dhe u thotë lojtarëve të futen në ritëm, këtu në pjesën e dytë u pa që u luajt pak. Ju si gazetar mund të thoni sa lojë efektive u bënë. Gjashtë ndërrime dhe 35 ndërprerje të ndeshjes, kurse minutat shtesë ishin pak.”
“Nuk jam kundër Tiranës, jam më tironas se ju. Jam në të mirë të futbollit shqiptar dhe nëse do ketë këtë lloj menaxhimi të arbitrave, sigurisht që do të shkojmë mbrapa.”
“Pasqyrova çfarë thashë, nuk thashë që ka klane. Ku e dëgjuat? Të gjithë janë në mbështetje të Flamurtarit dhe do vazhdojmë të shkojmë përpara.”
EPISODI – “Pretendimi për penallti? Nuk pretendoj për asgjë, dua të luhet futboll. Nëse ka ndërprerje nuk ka futboll, sidomos në një fushë ku luan kushdo futboll dhe merr çfarë meriton.”