Asion Daja u pa i kënaqur pas fitores me Kukësin që u dha bardhebluve Superkupën e Shqipërisë. Në një prononcim të dhënë për mediat ai theksoi se ende nuk po e kupton se do të garojnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Të gjithë trofetë janë të rëndësishëm nga ana morale, si Kupa dhe Superkupa. Akoma se kemi kuptuar që jemi në Kategori të Parë. Do të shohim nivelin që do luajmë dhe do prekim kategorinë e dytë, pasi ende nuk e besojmë. Është shumë e vështirë për ne. Unë personalisht nuk e kisha menduar që do luaja ndonjëherë në Kategorinë e Parë, por rastisi që ishte Tirana. E rëndësishme është që prodhuam lojë dhe nuk jemi në atë nivel ku do luajmë sezonin e ri, pasi meritojmë më shumë”, tha mesfushori, i cili në fund u shpreh se ata që kanë parë përballjen me Kukësin, me siguri nuk e kanë kuptuar dot se cili ekip është në Kategorinë e Parë. Për mua treguam se ishim shumë më lart se Kukësi. Nëse do të ishte një i huaj, që nuk do e dinte që skuadrat luajnë në kategori të ndryshme, nuk do e kuptonte se cili nga ekipet luan në Superiore dhe kush në Kategorinë e parë.