Plaku: S’na pengon asgjë, do e arrijmë objektivin

Sulmuesi flet për aventurën e re me Kamzën, duke vënë në dukje arsyet pse bëri këtë zgjedhje, por dhe arsyet pse beson te suksesi

Në Kamzë synon që të jetë lideri i skuadrës në përmbushjen e objektivit, që është mbijetesa. Selino Plaku është gati për ndeshjen e parë ndaj Kukësit dhe beson se skuadra e tij do të arrije që në fund të sezonit të përmbushë synimet që ka. Për sulmuesin ekzistojnë të gjitha kushtet që Kamza të rivalizojë denjësisht me skuadrat e tjera të Superiores, edhe pse vjen nga Kategoria e Parë. Për “Supersport”, 32-vjeçari, thotë fjalët e para në fanellën e Kamzës.

ARSYET – “Kam ardhur te Kamza sepse e kam shprehur dhe më përpara se është një premtim i dhënë karshi presidentit. Erdhi një moment kur nuk isha në gjendjen time më të mirë, qoftë me aktivizimin, por dhe në përgjithësi dhe e ndjeja këtë obligim. Një nga shtysat ka qenë njohja me trajnerin, që e njihja dhe më parë. Ekipi ka entuziazëm. Kamza vjen për të bërë mirë dhe ishte një shtysë më tepër që ta zgjidhja këtë skuadër.”

SKUADRA – “E njoh ekipin dhe nuk ka nevojë për përshtatje, si me Raçiç ashtu edhe me lojtarët e tjerë. Ky është një plus për skuadrën në tërësi, por dhe për skuadrën, që të mos na duhet shumë kohë që të përshtatemi. Pjesa më e vështirë e skuadrave që vijnë nga Kategoria e Parë është përshtatja, që zakonisht vijnë me prurje të reja. Në këtë rast ekipi e ka evituar problemin e përshtatjes sepse pjesa më e madhe e njohin njëri-tjetrin.”

KUKËSI – “E kam ndjekur finalen e Kukësit. Ne nuk e kemi luksin të themi që një skuadër është më e fortë, apo pak më e fortë. Për ne janë të gjitha të forta. Nëse do të vlerësojmë çdo ekip, cilësinë e kemi”.

E SHKUAR – “Duke lëvizur shumë ekipe, kam pasur ish-ekipe. Me Skënderbeun është një ndeshje e veçantë. Por, situata është e tillë, që duhet të bëj detyrën këtu ku jam.”

OBJEKTIVAT – “Nga eksperienca kam mësuar që ekipet debutuese hasin vështirësi te pjesa e arritjes së rezultateve. Duhet të jemi më cinikë dhe më pragmatistë. Golat? Kudo jam munduar të realizoj objektivat e skuadrës në fillim. Golat e mi janë shërbim për ekipin, do të jenë të shumtë sepse do të më duhet t’i realizoj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online