Daja e mbyll me Flamurtarin, mësohet pasuesi i tij

1

Ilir Daja e ka mbyllur me Flamurtarin, pas një sezoni ku ai bëri maksimumin dhe e mbylli në vendin e pestë në kampionat. Në Vlorë problemet ishin të shumta, teksa futbollistët për muaj të tërë nuk u paguan.

Në kushte të tilla dhe me një situatë ende pa zgjidhje, Daja ka shtrënguar duart me administratorin Sinan Idrizi. E pret Skënderbeu, ndërkohë që në Vlorë do të duhet të gjejnë një tjetër trajner. Menjëherë ka dalë edhe kandidati kryesor.

Julian Ahmataj, sipas asaj që raporton Supersport, është alternativa kryesore për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Tekniku nga Elbasani është aktivizuar në të shkuarën me kuqezinjtë dhe tanimë mund të ketë mundësinë ta drejtojë nga stoli.

Sezonin e fundit ai e ka mbyllur në krye të Luftëtarit, që e shpëtoi prej rënies nga Superiorja. Gjithsesi në fund pati probleme dhe u pezullua për dy javë, ndërkohë që mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kontrata që Ahmataj ka me bluzinjtë.

Julian Ahmataj dhe Neritan Novi
You might also like
1 Comment
  1. UEFA=MAFIA says

    Te thashe mjeshter, nuk behet hajer ne ate lloj qyteti alla-meksikan. 🙂

    Te shpresojme qe CAS-i i leshit te nderoj Skenderbeun dhe te kthehesh aty ku e meriton.

    Fingers crossed!

Leave A Reply

Your email address will not be published.