Daja do qendërmbrojtës, vetëm një objektiv për Flamurtarin

Flamurtari po kërkon të përforcohet në mbrojtje. Trajneri Ilir Daja kishte kërkuar në ekipin e tij Tefik Osmanin, por korçari ka pasur kërkesat e tij në aspektin financiar. Palët nuk gjetën akordin dhe shtatlarti pranoi të rikthehej te Teuta dhe të vihej nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Një tjetër synim ka qenë edhe Olsi Teqja, i cili mund të luante në disa pozicione. Daja ka punuar më parë me të te Tirana, por edhe lojtari kryeqytetas vendosi të pranonte një ofertë tjetër. Sot ai është prezantuar te Kamza.

Tashmë në Vlorë kanë vetëm një objektiv për mbrojtjen dhe ai është Ardian Cuculi, i cili është lojtar i lirë. Vjet fitoi gjithçka me Shkëndijën dhe pret ofertën e duhur për të vendosur se ku do të luajë. Flamurtari e ka kërkuar disa herë mbrojtësin, por nuk ka arritur për arsye të ndryshme të sigurojë shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online