Mesfushori anësor i Kukësit, Arbër Çyrbja ka dhënë sot një intervistë për “Supersport”, ku ka folur për dy afrimet Rroca dhe Shkurtaj, rivalët për titull dhe presioni që qarkullon rreth verilindorëve. Në fjalën e tij, Çyrbja tha:
Shkurtaj dhe Rroca – “Po është e vërtetë që kanë bërë, pasi asnjë nuk e di se çfarë do të ndodhi me lojtarë që vijnë të rinj. Megjithatë, ata janë djem shumë të mirë dhe këto transferime dolën mirë. I gjithë ekipi ka bërë maksimumin në këtë fazë përgatitore dhe jam shumë i kënaqur.
Titulli – “Është e vërtetë sepse ekipet janë pak a shumë njësoj, si Partizani, Teuta dhe Korça. Po si çdo ekip që synon kampionatin, domosdo ka pak presion, kështu që është thjesht presion normal”,- u shpreh Çyrbja.