Edin Xheko është padyshim një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim. Në karrierën e tij gati 15-vjeçare si futbollist profesionit, boshnjaku ka shënuar 266 gola, ku 55 prej tyre me kombëtaren e Bosnjës.
Por, kush është më i veçanti për të? Këtë ai e zbuloi pak në një sesion online, ku iu përgjigj pyetjeve nga fansa nga e gjithë bota.
“Goli im i preferuar është goli im i parë në debutimin tim me kombëtaren e Bosnjës kundër Turqisë. Ishte një gol i bukur, goditje “gjysmë-volej” dhe topi përfundoi të trekëndësh. Vetëm fakti që po luaja për vendin tim ishte një ëndërr e bërë realitet, por fakti që shënova gol e bëri atë eksperiencë akoma më të paharrueshme”.