Cungu mund të qetësohet, ja situata e Rexhinaldos

Kukësi shkon në Korçë të shtunën dhe trajneri Armando Cungu ka marrë një lajm të mirë ditën e djeshme. Sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo, do të jetë i gatshëm për takimin me korçarët. Dëmtimi i pësuar me Teutën nuk ka qenë serioz për të dhe kështu shkodrani mund t’i bëjë llogaritë me të në ekip.

“Shumë i lumtur të mësoj se dëmtimi që pësova nuk ishte serioz, i lumtur gjithashtu që u ktheva të stërvitem me ekipin. Edhe pse ende nuk jam në 100 për qind, jam i sigurt që do të jem gati të shtunën ta ndihmoj ekipin. Do luftoj për këtë. Forca Kukësi”, shkruan Rexhinaldo në rrjetet sociale.

Veç sulmuesit, i gatshëm do të jetë edhe Uilliam Kordeiro. Mungesa të sigurta janë ato të Ardian Cuculit dhe  Simo Rrumbullakut, lojtarë të rëndësishëm të formacioni të verilindorëve. Gjithsesi objektivi është i qartë dhe Kukësi shkon në Korçë për të marrë maksimumin e pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *