Bushiç firmos, mbetet pika e referimit te Flamurtari

Në një sezon të zi, me shumë probleme jashtë fushe, Flamurtari pati si një ndër lojtarët e vet më të mirë kroatin Tomisllav Bushiç.

Sulmues i fuqishëm, shënues shumë i zoti dhe tërheqës i skuadrës, Bushiç pak nga pak gjeti nivelin e tij më të mirë në Vlorë, duke shënuar 10 gola në kampionat e dy në kupë, përveçse dha shumë asiste për gol.

Trajneri Duro e kishte një ndër të preferuarit e vet dhe që në pranverë i kërkoi administratorit Sinan Idrizi që të rinovonte me kroatin.

U tha, u bë, sepse klubi e ka arritur me kohë marrëveshjen me sulmuesin kroat dhe sot ka zyrtarizuar akordin, që e mban ish-futbollistin e Vllaznisë dhe Tiranës edhe për një vit në Vlorë, ku do të jetë pikë referimi në sulm, pasi për momentin është i vetmi sulmues “pykë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online