Cungu gjen “çelësin” e suksesit, skema e re po sjell sukses

Duke nisur që  nga ndeshja me Kamzën, Kukësin e kemi parë me një rreshtim jo të zakontë. Cungu preferoi që të luante me tre mbrojtës në qendër dhe me dy anësorë disi më të avancuar, ose e thënë ndryshe me skemën 3-4-4, ku Ethemi dhe Çyrbja të ishin më afër portës dhe sulmuesit kryesor.

Siç duket ky ka qenë dhe çelësi i suksesit te verilindorët, pasi nënkampionët kanë mundur që të marrin 10 pikë nga 12 të mundshme. Më e veçanta është fakti se skuadra nuk ka pësuar asnjë gol në këto 4 takime.

Edhe pse në fillim ishte një detyrim për shkak të mungesave, duket se skema e re i ka pëlqyer edhe lojtarëve, të cilët po ndihen komod dhe po sjellin edhe rezultate. Tekniku shkodran ecën me parimin” skuadra fituese nuk ndryshon” dhe me sa duket edhe tani që i ka të gatshëm mbrojtësit anësor, do të vijojë me të njëjtën skemë edhe në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online