Marko analizon javën e 17-të: S’ka justifikime, humbësit të marrin përgjegjësitë!

Në javën e 17-të të Superiores u shënuan 13 gola, shifër e cila tregon se skuadrat janë përmirësuar në fazën e finalizimit. Por specialisti i futbollit Andrea Marko shkon përtej kësaj dukuria, në një intervistë për “SportEkspres.com”, pasi ai mendon se skuadrat nuk duhet të justifikohen kur humbasin në fushat e tyre. Ndërkohë që për mbledhjen e sotme të Ligës Profesioniste, ai e quan domosdoshmëri që do të rritë sovranitetin, financat dhe nivelin në organizimit të garës.

Andrea Marko ka qenë pjesë e futbollit dinamovit në periudhën 1975-1986, njëherësh edhe i Kombëtares. Në këtë karrierë ai kujtohet si futbollisti që u dënua nga sistemi i kaluar për bastet sportive, duke e larguar në moshë të re nga futbolli i luajtur. Në dy dekadat e fundit Marko ka qenë trajner në skuadrat Luftëtari, Bylis, Dinamo, Apolonia, Skënderbeu e Kastrioti.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Si e përshkruani javën e 17-të të Kategorisë Superiore, Jo vetëm për nga rezultatet që u arritën?
-Ka qenë një javë e cila veç normalitetit, pati edhe surpriza, këtë herë në rezultate. Por për këtë javë nuk duhen lënë pas fjalët e mira për Teutën, e cila me fitoren në Krujë e konfirmoi veten si pretendente për titullin. Njëherësh, këtë javë veçohet edhe kriza e fitores te Skënderbeu.

Cilën ndeshje e veçoni si surprizë në rezultatet e kësaj jave të parafundit të fazës së dytë?
-Mendoj se humbja e Skënderbeut në Korçë mbetet e tillë, pasi askush nuk e kishte menduar të tillë. Fitorja e Teutës në Krujë pritej, ndoshta jo kaq e thellë, ndërkohë që rezultatet e tjera i mendoj në logjikën e tyre pa asnjë dyshim.

Sa vlera ka në futbollin e Superiores një ndeshje si ajo Partizani-Kukësi që u luajt pa tifozë?
-Futbolli duket si i pa vlerë kur në shkallët e stadiumit nuk ka tifozë, por nuk e kuptova pse ekipet nuk paguan për gjobën që ata të ishin në stadium. Ndeshja Partizani-Kukësi u luajt më një lojtar më pak në fushë, kështu futbolli ka humbur shumë vlera.

Këtë javë kemi dy fitore në transferta, ju i shikoni logjike apo me dyshim?
-Unë mendoj se si te Skënderbeu, ashtu edhe te Kastrioti, të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre për humbjet. Të mos fiksohen pas shprehjes se kështu e ka futbolli, sepse po i çojnë skuadrat në të kundërt të objektivave. Gjithsesi, meritat e fituesve nuk zbehen në këto dy sfida.

Kishte diçka tjetër ndryshe që ju mund ta veçoni në këtë analizë të javës së 17-të të Superiores?
-Ndoshta mund të veçohet numri i madh i golave, 13, një mesatare e mirë me 2.6 gola për çdo ndeshje. Kjo javë e kurorëzoi Partizanin “Kampion Dimri”, njëherësh për rezultatet që u arritën, duket sikur diçka zien për gjysmën tjetër të kampionatit.

Nisur nga 17 javët e luajtura, çfarë mendoni se duhet ndryshuar në gjysmën tjetër të këtij sezoni në Superiore?
-Duke qenë se të gjitha skuadrat do të vijnë më 20 janar nga faza përgatitore, besoj se do të kemi një gjysmë të dytë interesante në këtë kampionat. Dhe këtu do të dëshiroja që stadiumet të jenë me tifozë, sepse me dënimet që po jepen, më shumë po ja prishim bukurinë lojës.

Sot në mesditë zhvillohet takimi final për Ligën Profesioniste në futboll, si e mendoni këtë hallkë të re në futbollin tonë elitar?
-Liga Profesioniste duhet të kishte vite në futbollin shqiptar, gjithsesi është për tu përshëndetur. Por  duhet të jemi të ndërgjegjshëm se do të jetë si puna e foshnjës, pasi do kohë për t’u rritur. Pozitive është se Liga Profesioniste do të rritë sovranitetin, financat dhe nivelin e organizimit të garës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online