Arsenali mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Mançester Junajtid mbrëmjen e së dielës, kur mposhti 2-0 “Djajtë e Kuq”. Granit Xhaka shënoi golin e parë, ndërsa goli i dytë mbajti firmën e Emerik Obamejang. Pikërisht te goli i sulmuesit, ka ndodhur diçka shumë e veçantë.
Para se Obamejang të godiste, disa tifozë i kanë kërkuar dy lojtarëve të Arsenalit që po kryenin nxehjen, Aleks Iuobit dhe Mateo Guenduzi, të ulen, pasi po i bllokonin pamjen. Dhe të dy futbollistët e rinj e dëgjuan tifozin dhe u shtrinë në fushë, duke i lënë një pamje të lirë. Tifozi i “Topçinjve” e filmoi këtë rast dhe e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, video që është bërë virale në rrjet.
Cheers for ducking down for us lads. Got a lovley view for that penalty @alexiwobi @MatteoGuendouzi ? #ARSMUN #arsenal pic.twitter.com/InBxqMkNn4
— Nawaz Alamgir (@8T3) March 10, 2019