Ardian Cuculi ka lënë pas problemet me dëmtimet dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Ramadan Ndreu për takimin e së premtes ndaj Partizanit.
Mbrojtësi ka luajtur më parë për kryeqytetasit dhe para mikrofonit të “Supersport” e pranon se ky takimi është i veçantë për të.
“Është një ndeshje speciale për mua, pasi përveç faktit që kam luajtur me ata kam pasur dhe raporte të shkëlqyera dhe kemi qenë si një familje e madhe atë. Tani normalisht do të bëj maksimumin që të ndihmoj ekipin tim dhe shpresoj se do të arrijmë ta ulim diferencën e pikëve. Mbetet një ndeshje e vështirë ndërmjet dy rivalëve që besoj se janë skuadrat që kanë treguar më shumë deri tani”.
DËMTIMI – “Të them të drejtën ka qenë një dëmtim jo i lehtë në një vend delikat, që kërkon përkushtim maksimal. Falënderoj stafin mjekësor që bëri të pamundur që të më rikthejë në fushë. Shpresoj që deri ditën e ndeshjes të jem ne 100% tim”.
“Jam i mendimit që kampionati është shumë i gjatë dhe deri në momentin e fundit gjërat mund të ndryshojnë. Janë shumë pikë në lojë. Një fitore do të na shijonte dhe do të hapte kampionatin”.