CR7 dhe merkato, tifozët e Realit “harrojnë” rrugën drejt stadiumit!

Reali u rikthye te fitorja mbas humbjes së Superkupës së Europës me Atletikon e Madridit. Djemtë e Lopeteguit fituan me rezultatin 2-0 përballë Getafes, por ra në sy prania e vogël e tifozëve në stadium.

Vetëm 48.446 tifozë ishin të pranishëm mbrëmë në “Santiago Bernabeu” dhe për të gjetur një shifër më të ulët, duhet të kthehemi nëntë vite pas.

Ishte maji i vitit 2009, luhej Real Madrid-Majorka dhe në stadium kishte vetëm 44.270 tifozë. Largimi i Kristiano Ronaldos, por dhe merkato e varfër e Florentino Perez janë shkaqet kryesore të ftohjes së tifozërisë së Realit.

Në Madrid janë pak “aristokratë” dhe nëse diçka nuk iu pëlqen, nuk mjafton më as fakti që ekipi ka fituar tri Champions rresht. Megjithatë është vetëm fillimi dhe rezultatet e mira dhe loja në ngritje e Realit do arrijë të mbushë stadiumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online