Në Angli tregohen kreativë, boja rozë “arma” më e fundit

0

Klubi i Noruiç Sitit ka gjetur një mënyrë kreative për t’i dhënë vetes një avantazh sado të vogël ndaj ekipeve kundërshtare. Drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të lyejnë dhomat e ekipit mysafir me ngjyrë rozë, pasi kjo mund të ndikojë për keq në gjendjen psikologjike të lojtarëve, duke i ulur atyre motivimin.

Drejtori sportiv i Noruiçit, Stjuart Ueber, u tha fansave se klubi u konsultua me psikologë me eksperience për marrjen e këtij vendimi, që është komfort rregullave të vendosura nga federata.

Taktika e lyerjes së dhomave të veshjes me ngjyrën rozë i ka fillesat në futbollin amerikan, ku është kthyer në modë, pasi janë të shumta ekipet që i provokojnë skuadrat mike më këtë taktikë. Megjithatë shumë vetë janë skeptikë mbi efektin që ngjyra në fjalë ka te mendjet e lojtarëve.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.