Nejmar u largua nga Barcelona për të dalë nga hija e Mesit dhe për të pasur pavarësi në arrtijet e ambicjes së tij për t’u bërë më i miri në botë. Braziliani mendoi se PSG ishte habitati i duhur për ta bërë këtë, por nuk ishte kështu.
Aventura e tij te kampionët e Francës ka shkuar mes kalvarit të dëmtimeve, polemikave dhe skandaleve të shumta dhe lënies pas nga një 19-vjeçar, Kilian Mbape. Çmimi i Nejmar në momentin kur u largua nga Barcelona ishte 213 milionë euro. Paraqitjet spektakolare të tij dhe fitimet e trofeve të mëdha me katalanasit e kishin rritur shumë çmimin e brazilianit.
Edhe te Parisi e mbajti disa kohë këtë çmim, por tani nuk është kështu. Vlera e tij në merkato është ulur në mënyrë drastike. Sipas “Cies”, 27-vjeçari tani vlen 150 milionë euro. Një ulje e frikshme prej plot 63 milionë eurosh, që pritet të shtohet pas mungesës në Kupën e Amerikës.