“Çmenduria” e Sarrit, 13 orë studime për kundërshtarët

Çelsi po përjeton një fillim sezoni në kufijtë e perfektes. Kanë kaluar 4 javë të luajtura nga nisja e Premier Ligë dhe ekipi londinez numëron 4 fitore në po kaq ndeshje. Merita kryesore shkon padyshim për “timonierin” e bluve, Mauricio Sarri.

Italiani ka fituar zemrat e çdo tifozi në Londër dhe duket sikur ai ka një jetë nën drejtimin e Çelsit, pasi shumë nga yjet e bluve si, Hazard, Alonso, Kante, Pedro apo dhe Zhorzhinjo.

Mediat angleze kanë zbuluar një detaj që jo çdo trajner mund ta bëjë. Mauricio Sarri gjatë pushimeve si pasojë e ndeshjes së kombëtareve ka shpenzuar mesatarisht 13 orë duke studiuar kundërshtarët e ardhshëm.
“Luajmë plot 7 ndeshje në 23 ditë, kështu që më duhet të punoj. Kam parë disa ndeshje të Kardif, PAOK, Uest Hem dhe Liverpul. Janë ditë të gjata, por për mua është një kënaqësi. Nuk e shikoj si një punë, është diçka që e bëj sepse jam i lumtur që jam këtu. Ndihem si në shtëpi”, ka deklaruar tekniku italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online