Merkato e minorenëve, Evertoni rrezikon dënimin e dytë

0

Evertoni rrezikon një tjetër dënim, pasi ka tentuar të afrojë në skuadër një tjetër talent në moshë të vogël, i cili tashmë është pjesë e Mançester Junajtid. “Tofis” provuan t’a merrnin të riun nga Kardif Siti, por sipas “Daily Telegraph” kanë shkelur rregulloren strikte, që ekziston rreth transferimeve të lojtarëve të mitur.

Evertoni është aktualisht nën hetim edhe rreth kontakteve me ish-trajnerin e Uotford, Marko Silva. Kjo është një tjetër çështje për të cilën klubi rrezikon të përballet me masa të ashpra ndëshkimore. Nëse ekipi nga Merseisajd do të shpallet fajtor për tentative të parregullta në afrimin e yllit të ri të Mançester Junajtid, ata mund të përballen me ndalimin e transferimeve për lojtarët e Akademisë, njësoj si Liverpuli dhe Mançester Siti.

Sipas gazetës britanike, në vitin 2016, Evertoni provoi të afronte në ekip një lojtar të ri, emir i të cilit nuk bëhet public nga Kardifi. Për atë episode, klubi nga Uellsi depozitoi një ankesë zyrtare. Në situatën e krijuar, “Tofis” hoqën dorë nga marrëveshja e mundshme, pasi do të shkelnin rregullat e FIFA-s për transferimet ndërkombëtare të futbollistëve nën moshën 16-vjeçare.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.