Çmenduria e Juventusit, 120 milionë për një të “panjohur”

Skuadra e Juventusit e ka siguruar titullin kampion në Serie A, por Liga e Kampionëve duket ende si një mision i pamundur për “Zonjën”. Këtë sezon bardhezinjtë janë përforcuar me emra si Kristiano Ronaldo, Bonuçi, Perin dhe Emre Xhan, por dhe me Aron Ramsein, që do t’u bashkohet në verë.

Megjithatë, drejtuesit e kampionëve të Italisë nuk kanë ndërmend të ndalen në merkato, por ajo që po mendojnë, është një çmenduri. Sipas disa mediave italiane, por dhe atyre portugeze, Juventusi është gati të paguajë klauzolën e 19-vjeçarit të Benfikës, Zhoao Feliks, që është 120 milionë euro.

Nuk dihet ende sa të vërteta janë këto zëra, por interesimi për Feliks është konkret, pasi disa skautë të Juventusit kanë ndjekur disa nga ndeshjet e Benfikës këtë sezon. Mbetet ende për t’u parë nëse Juventusi do të shpenzojë 120 milionë euro për një lojtar vetëm 19 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online