Çmenduri portugeze, Sportingu kërkon 200 milionë € dëmshpërblim në CAS

0

Klubi i Sportingut të Lisbonës i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës për të kërkuar një dëmshpërblim marramendës prej 200 milionë eurosh për transferimet e tri lojtarëve, që ndërprenë marrëveshjet në mënyrë të njëanshme.

Telashet Sportingut nisën menjëherë pas sulmit që 50 ultras i bënë lojtarëve të skuadrës në seancën stërvitore. Nga sulmi mbetën të plagosur disa lojtarë me hematoma të ndryshme në trup dhe fill mbas kësaj krisja midis lojtarëve dhe klubit nuk mund të shmangej, pasi ka dyshime të forta se sulmi i papritur i ultrasve vinte me urdhër nga kryesia e klubit.

Transferimet në fjalë janë ato portierit Rui Patrisio tek Uolverhemptoni në Angli, sulmuesit Gelson Martins te Atletiko e Madridit dhe mesfushorit anësor Daniel Podence te Olimpiakos. Sportingu kërkon 57 milionë euro dëmshpërblim për portierin, 100 milionë euro dëmshpërblim për Martins dhe 40 milionë euro për të riun Podence. Nëse CAS do t’i japë të drejtë Sportingut atëherë klubet të cilat transferuan me kosto 0 lojtarët e lartpërmendur do vihen në telashe të mëdha financiare.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.