Një përplasje midis drejtuesve të federatës daneze dhe lojtarëve të skuadrës kombëtare mbi ndarjen e të ardhurave nga marketingu, ka sjellë që lojtarët të bojkotojnë dy ndeshjet e shtatorit ndaj Sllovakisë dhe Uellsit, ndërsa trajneri Oge Hareide vendosi të mos i ndërpresë pushimet duke parë situatën kaotike.
Të gjithë futbollistët profesionistë ( kategoria e parë dhe e dytë) danezë treguan solidaritet me shokët e ekipit, pasi ata nuk bien dakord mbi trajtimin që po u bëhet kolegëve të tyre nga ana e drejtuesve të federatës.
Të gjendur para kësaj situate, për të evituar një dënim nga FIFA, presidenti i federatës vendosi të bërë diçka të padëgjuar më parë, duke mbledhur lojtarë krejtësisht amatorë nga kategoria e tretë dhe e katër daneze, si dhe lojtarë të kombëtares së futsallës edhe ata të gjithë amatorë.
Profesionet me të cilat lojtarët e grumbulluar sigurojnë mbijetesën janë nga më të ndryshmet. Dy prej tyre punojnë në ndërtim, një tjetër si kamerier, ndërsa një prej sulmuesve punon si mekanik anijesh në portin e Kopenhagenit, por më speciali nga të gjithë është mesfushori Rasmus Johanson, i cili fatkeqësisht është prej disa muajsh i papunë. Të dielën me datë 8 shtator, këta lojtarë do të kenë kundër një lojtari që paguhen 20 milionë euro në sezon si Gareth Bejl, një ndeshje për t’u mos u humbur.