Totenhem nuk ka afruar asnjë lojtar në dy merkatot e fundit. Ky fakt i favorizon londinezët të futen fuqishëm në këtë merkato verore. Mesfusha është reparti ku duan të ndërhyjnë drejtuesit. Largimi i mundshëm i Eriksen, ka bërë që drejtuesit e “Spurs” të operojnë për të sjellë në “Tottenham Stadium”, Xhovani Lo Celso.
Klauzola e tij është 100 milionë euro. Totenhem nuk e nis ofensivën aq lart, megjithatë nga Anglia raportohet se londinezët kanë ofruar 64 milionë euro për 23-vjeçarin. Një shifër mjaft e lartë që me siguri do e vërë në mendime klubin e Betisit.
Argjentinasi është një lojtar tepër i talentuar dhe ka treguar një nivel tepër të lartë me Real Betisin. Mesfushori ka shënuar 16 gola dhe 6 asiste në 45 ndeshje për klubin spanjoll. Është pjesë e kombëtares argjentinase në “Copa Libertadores”.