“Çmendet” klubi kinez, ofertë faraonike për Rafa Benitez

0

Një ofertë e çmendur ka ardhur në drejtim të Rafa Benitez. Trajneri i Njukasëllit është objektivi i Tianzhin Kuanzhian dhe drejtuesit e ekipit kinez kanë gati ofertën për të. Siç citon britanikja “Mirror”, Benitez e pret një rrogë prej 33 milionë eurosh në sezon.

Klubi i Tianzhin kërkon shërbimet e teknikut spanjoll për sezonin e ardhshëm dhe Benitez vështirë se do refuzojë milionat kinezë. Atij i skadon kontrata me Njukasëllin në fund të sezonit dhe vështirë se do të rinovojë, pasi marrëdhëniet me klubin anglez nuk janë të mira. Trajneri priste një merkato më cilësore, por klubi nuk ia plotësoi dëshirën.

Spanjolli pritet të mbyllë sezonin aktual me ekipin anglez dhe në verën e ardhshme, ai do të fluturojë drejt Kinës për t’u ulur në stolin e ekipit, që aktualisht renditet në vendin e 11 në kampionatin kinez.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.