Investimi madhor i Tiranës del huq, mesfushori afrikan kthehet në atdhe

0

Keneth Muguna dhe Mohamed Musa u cilësuan si dy ndër investimet madhore të Tiranës gjatë merkatos së janarit. Qendërmbrojtësi Musa qëndroi pak më shumë se dy muaj, dhe më pas bëri gati valixhet për në Kenia ndërsa këtë hap tani e ka marrë dhe fantazisti Muguna, i cili mbylli sezonin e kaluar me vetëm 359 minuta, pjesa më e madhe si zëvendësues.

Versioni kenian i medies “goal.com”, ka mësuar se mesfushori ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me ish-klubin e tij Gor Mahian. Tirana nuk përfiton asnjë gjë, pasi palët kanë prishur marrëveshjen me mirëkuptim dhe Muguna firmos me kenianët si lojtarë me parametra 0.

Në ndryshim nga Musa, i cili u mor me kosto 0, për Mugunën Tirana pagoi një shumë prej 30000 eurosh. Lojtari u mor pas rekomandimit të trajnerit Ze Maria, i cili kishte punuar si me të gjatë eksperiencës së tij në Afrikë por dyshja nga Kenia pati probleme të shumta në përshtatjen me klimën, ushqimin dhe kulturën e vendit tonë, gjë që ndikoi dhe në paraqitjet jashtëzakonisht të dobëta me bardheblutë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.