Interi është një ndër ekipet më pak aktivë në këtë merkato, teksa ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë transferim në janar. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit, duket se drejtuesit zikaltër kanë nisur të lëvizin.
Objektivat e ekipit nga Milano janë dy, Stiven Bergvajn dhe Mateo Darmian. Për anësorin holandez interesohet dhe Mançester Junajtid, të cilët thuhet se kanë bërë një ofertë prej 25 milionë sterlinash, por Interi duket se ka hyrë fuqishëm në garën për 21-vjeçarin.
Siç raportohet nga holandezja “De Telegraaf”, këtë fundjavë drejtues të ekipit italian do të udhëtojnë drejt Eindhovenit, për të provuar arritjen e një marrëveshje me PSV-në. Oferta që pritet të prezantojë Inter, thuhet të jetë 30 milionë euro.
Ndërkohë, një ditë më parë, në mediat italiane u tha se Mançeester Junajtid dhe Juventus kanë arritur një akord për Mateo Darmia, por duket se klubi zikaltër ka hyrë në mes. Sipas asaj që është raportuar ditën e sotme, mbrojtësi italian mund të kalojë në radhët e Interit.