Erald Çinari ishte protagonisti i ndeshjes së djeshme midis Partizanit dhe Tiranës duke realizuar një dopietë. Në një lidhje direkte të me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, sulmuesi shkodran foli në lidhje me takimin e ndjeshëm dhe konkurrencën me ekip.
“Kam bërë detyrën time ashtu siç e bëja dhe me Vllazninë. Ne shkodranëve na ecën me skuadrat e kryeqytetit. Edhe Kukësi ka bërë një sezon të mirë, por ne kemi gabuar më pak”
TITULLAR PREJ MUNGESAVE –“Nuk e di a do të luajë nëse s’do të ishin mungesat. Mua mbetet të bëj punën time dhe besoj se kam justifikuar çdo herë që jam futur. Ky vendim është i trajnerit, nuk më takon mua”.
“Edhe golat me Vllazninë kanë pasur vlerën e tyre të veçantë, por dy golat në derbi ishin për titullin dhe prandaj më kanë shijuar më shumë”, përfundoi Çinari.