Elseid Hysaj prite të jetë dhe njëherë tjetër një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës, me mbrojtësin shqiptar që me shumë gjasa e ka mbyllur me Napolin. Flitej shumë për një kalim të shkodranit te skuadra e Çelsit, por tashmë ka dalë në skenë një tjetër variant.
Siç është raportuar disa ditë më parë nga mediat britanike, Napoli është interesuar për mbrojtësin e djathtë të Totenhemi, Kieran Tripier. “Gjelat” e Londrës janë gati ta shesin anglezin, por vetëm nëse Hysaj përfshihet në ofertën e Napolit. “The Sun” shkroi pak ditë më parë se bashkëshortja e Tripier është interesuar për disa shkolla në Napoli, gjë që tregon se mbrojtësi anglez me shumë gjasa do të veshë fanellën napolitane.
Vetë Hysaj është pro një kalimi në Premier League dhe në rast se ribashkimi me Sarrin te Çelsi nuk është i mundur, kalimi te skuadra tjetër londineze e Totenhemit shihet si një alternativë shumë e mirë për mbrojtësin e kombëtares.