Valencia është mundur në shtëpi sot nga Zhirona, duke regjistruar humbjen e dytë këtë edicion, megjithatë ka barazuar në plot 8 takime. Vetëm një sukses ka mundur që të marrë këtë edicion skuadra e Valencias, saktësisht në transfertë me ekipin e real Sociedadit.
Skuadra e teknikut Marcelino rezistoi vetëm në pjesën e parë, pasi në fillimin e fraksionit të dytë ishte Pons që shënoi golin e fitores për miqtë. Edhe pse vendasit kërkuan që të paktën të mos dilnin pa pikë e patën shumë të vështirë. Me 11 pikë, valenca e sheh veten në vendin e 14-të, vetëm 2 pikë larg zonës së rënies, ndërsa Zherona vijon ngjitjen, duke shkuar në vendin e 9-të me 16 pikë.
Kjo është nisja e dytë më e keqe që ka bërë Valencia në La Liga, pasi vetëm në sezonin 1957-1958 nuk ka regjistruar asnjë fitore në 11 ndeshje. Nëse nuk vjen kthesa në javët e ardhme atëherë skuadra rrezikon shumë.