“Çfarë po ndodh me Shaqirin?!”, tifozët e kuq i kërkojnë llogari Klopit

Tifozeria e Liverpulit është një nga më të mëdhatë në botë dhe mbështetja e tyre ndaj klubit të kuq nuk ka munguar asnjëherë. Megjithatë, kohët e fundit ka pasu një krisje mes tifozerisë dhe skuadrës, më konkretisht me trajnerin Klop.

Disa tifozë të Liverpulit kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësitë e tyre me rezultatet e fundit, por sidomos pas barazimit kundër rivalëve të përjetshëm, Evertonit.

“Klop ka frikë dhe po luan në mbrojtje!”, “Ku është Shaqiri?!”, këto kanë qenë vetëm disa nga postimet e tifozëve në rrjetet sociale dhe duket qartë se janë të pakënaqur me mënyrën sesi Klop po e drejton skuadrën për momentin. Barazimi kundër Evertonit bëri që Liverpuli ta humbasë vendin e parë në renditje dhe tashmë, favoritë për titullin kampion në Angli shihen “Qytëtarët” e Mançester Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online