Çfarë gare, “derbi” milanez për stolin e Njukasëllit

Rafa Benitez dhe Njukasëlli vendosën për të mos e zgjatur bashkëpunimin mes tyre. Trajneri spanjoll do të pushojë disa ditë dhe është në pritje të ofertave të reja, ndërsa “qymyrxhinjtë” po kërkojnë trajnerin e ri.

Emrat janë intrigues, edhe pse negociatat nuk kanë nisur ende. Murinjo, Gatuzo, por edhe Arteta, ndihmësi i Pep Guardiolës, qarkullojnë si kandidatë për stolin e Njukasëllit.

Klubi i njohur anglez pritet të ndërrojë pronar dhe të përfundojë në duart e sheikut Khaled bin Zajed Al Nehajan, i cili është kushëri i presidentit të Mançester Sitit.

Preferenca e Al Nehajan është Zhoze Murinjo. Paga e mirë dhe projekti ambicioz mund ta bindin trajnerin luzitan të pranojë ofertën, ndërsa risia mund të jetë ndihmësi i tij. Flitet për Marko Materacin, lojtar me të cilin krijoi një lidhje speciale gjatë periudhës që drejtonte Interin.

Nuk mbetet pas as Xhenaro Gatuzo. Kalabrezi pëlqehet shumë nga presidenca aktuale dhe shanset e tij bëhen konkrete vetëm nëse klubi nuk ndryshon pronësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online