“Çështja Kavani”, Ançeloti sqaron situatën

Edinson Kavani ka qenë një ndër emrat më të përfolur të merkatos së skuadrës napolitane, por rikthimi i uruguainit duket se nuk do bëhet realitet, të paktën për këtë sezon.

Ka qenë vetë trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, i cili ka hedhur poshtë të gjitha lajmet që e afronin sulmuesin e PSG-së në Serie A. Tekniku italian ka folur edhe për çështje të tjesa si arsyeja përse zgjodhi Napolin dhe marrëdhënien me presidentin Di Laurentis.

KAVANI
“Këto janë lajme merkatoje merkatoje të përvitshme te Napoli. Kur të mbarojë kjo merkato do të shkruajn që ai do të vijë në janar. Nuk më intersojnë lojtarët e ekipeve të tjera, pasi kam në dispozicion një grup fantastik”
AFRIMET
“Nuk e zgjodha Napolin për të kërkuar blerje të shtrenjta. Mu ofrua një ofertë shumë e mirë, dhe mbi të gjitha një klub me një projekt që më bindi menjëherë”
MARRËDHËNIA ME DE LAURENTIS
“Ai është një njeri me kultur shumë të madhe. Bisedoj shpesh me të, futbolli zë pjesën më të madhe natyrisht, por flasim edhe për kinemanë. Falë tij te Napoli është krijuar një ambient i qetë dhe motivues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *