Gentian Mezani, sikurse dihet, e ka mbyllur me Luftëtarin. Trajneri vlonjat u largua nga bluzinjtë, ndërkohë që momentalisht në Gjirokastër ndodhet Julian Ahmataj. Palët janë në bisedime dhe pritet zyrtarizimi.
Klubi i Luftëtarit ka dalë me një njoftim dhe në lidhje me trajnerin e ti nuk ka asnjë qëndrim. “Gentian Mezani, ish-trajneri ynë nuk është më pjesë e ekipit bluzi. Klubi FC Luftëtari e falënderon për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese të mëtejshme. Trajneri i ri do të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve”, thuhet në njoftimin e gjirokastritëve.
Ahmataj është në pole, por SportEkspres.com mëson se ka pasur kontakte edhe me Elvis Plorin. Shkodrani edhe në të shkuarën ka qenë në listën e Luftëtarit, por në fund janë bërë zgjedhje të tjera. Sa i takon Ahmatajt, ai ka drejtuar më parë Teutën, Besën, Burrelin, Korabin, Bylisin dhe Kamzën.