“Ç’është kjo ndeshje të hënën?!”, habia e Sarrit dhe gatishmëria për të “ndihmuar”

Çelsi pret sonte në mbrëmje Uest Hemin në “Stamford Bridge”, ndërsa pas tre ditësh udhëton drejt Pragës për t’u ndeshur me Sllavian vendase për çerekfinalet e Ligës së Europës. Mauricio Sarri është befasuar nga kalendari dhe fakti që organizatorët e Premier Ligës kanë vendosur që ekipi i tij të luajë të hënën.

Trajneri italian i “Bluve të Londrës” është gati të kryejë një gjest të veçantë që gjërat të ndryshojnë në këtë pikë, ndërsa tregon dhe ndryshimin me Serie A. Në kampionatin italian kujdesen më shumë për skuadrat që garojnë në kompeticionet europiane dhe ai e shpjegon qartë diçka të tillë.

Në një prononcim për “Four Four Two”, Sarri zbulon se është gati të ulë rrogën e tij në mënyrë që Premier Liga të ndihmojë ekipet që garojnë në Kupat e Europës.

Rroga nuk ka rëndësi të madhe për mua. Më intereson që të zbavitem dhe të punoj pa punuar, sepse këtë profesion nuk e cilësoj punë. Nuk jam në gjendje ta kuptoj vendimin e organizatorëve të kampionatit. Të enjten luajmë në Pragë dhe nuk e kuptoj se pse duhet të luajmë të hënën në kampionat. Shumë e çuditshme…

Mendoj se mund të kishin bërë më shumë për të mirën e ekipeve angleze. Skuadrat që marrin pjesë në Europë luajnë të premten në Itali. Ata që luajnë në transfertë kërkojnë që ndeshjen e radhës në kampionat ta zhvillojnë të hënën. Megjithatë, duhet të përshtatemi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *