Çelsit i anullohet fluturimi, Sarri i shqetësuar

Çelsi i Mauricio Sarrit duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë fillim sezoni. Pas 5 fitoreve radhazi në Premier Ligë, “blutë” e Londrës vijuan me sukseset e tyre dhe mbrëmjen e kaluar në transfertën e vështirë të Selanikut ndaj PAOK. Një gol i Uillian i dha fitoren londinezëve, të cilët ditën e diel rikthehen të luajnë në Premier Ligë.

Një tjetër transfertë për të besuarit e Sarrit, të cilët do të sfidojnë Uest Hem. Pikërisht mbrëmë Çelsi duhet të rikthehej në Londër, por moti i keq në tokën greke ka bërë që fluturimi i tyre të anulohej dhe të shtyhej për ditën e sotme. Një fakt, i cili ka shqetësuar në maksimum trajnerin Sarri.

Tekniku italian shprehet i shqetësuar pasi blutë duhet të përgatiteshin për sfidën e së dielës ndaj Uest Hem. Tani Çelsi ka në dispozicion vetëm 48 orë për të përgatitur sfidën ndaj skuadrës që drejtohet nga Mauricio Pelegrini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online