Dy mungesa të rëndësishme, Luftëtari me “lakun në fyt”

Luftëtari pret nesër Teutën në shtëpi dhe rezultati i vetëm i pranueshëm është fitorja. Trajneri Gentian Mezani do të debutojë në krye të bluzinjve, por gjërat nuk janë mirë. Nga ana psikologjike dihet që futbollistët janë të rënduar.

Lëvizja në pankinë mund t’u japë një tjetër marsh, që duhet shfrytëzuar për të marrë maksimumin nga ky takim. Për teknikun vlonjat do të ketë mungesa të rëndësishme. Ivan Jakovljeviç dhe Eduart Rroca duhet kohë të jenë gati.

Por janë edhe dy lojtarë të tjerë, që kanë luajtur rregullisht në javët e para, të cilët do të mungojnë. Mbrojtësi Janiçiç është i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë me Tiranën dhe Rustem Hoxha me shumë mundësi do të marrë vendin e tij.

Mungesë e rëndësishme është ajo e Albano Aleksit në mesfushë. Ai ka pasur probleme në gju dhe i është dashur të bëjë një ndërhyrje, që do e lërë jashtë për disa javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online