Çelsi nuk i ofron rinovim, merr fund aventura londineze e 33-vjeçarit

Diçka e tillë ishte folur prej kohësh, ndërsa tani është gjithçka zyrtare. Çelsi nuk i ka ofruar një rinovim kontrate dhe mbrojtësi do të largohet nga “Blutë e Londrës”.

Geri Kehill nuk do të jetë më një lojtar i Çelsit. 33-vjeçari do të largohet pas 7 sezoneve e gjysmë në “Stamford Bridge”.

Gjatë këtyre viteve, qendërmbrojtësi fitoi dy tituj kampionë, dy FA Cup, një Champions Ligë dhe dy Europa Ligë. Dëmtimet e shumta e kanë lodhur, ndërsa Sarri i dhuroi shumë pak minuta në sezonin e fundit.

Italiani pritet të largohet drejt Juventusit, ndërsa drejtuesit e klubit vendosën të mos i ofronin një kontratë të re.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *