Çelsi arriti të triumfonte në finalen ndaj Arsenalit, duke siguruar trofeun e Europa League, i pari trofe madhor në karrierën e trajnerit Mauricio Sarri. Festa ishte e madhe për Blutë e Londrës, teksa pjesë e saj ka qenë edhe presidenti Roman Abramoviç.
Pikërisht ky i fundit është munduar të mbajë një fjalim në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të sfidës, por lojtarët londinezë duket se nuk e kanë lënë numri një të klubit të flasë. Këtë gjë e ka zbuluar David Luiz, i cili tha se Abramoviç u mundua të fliste, por lojtarët nisën të hidhnin objekte drejt tij si për të bërë shaka.
Abramoviç mes të qeshurave ka dalë nga dhoma e zhveshjes dhe ka përfunduar duke mos thënë asnjë fjalë.
“Presidenti erdhi në dhomat e zhveshjes dhe provoi të mbante një fjalim. Të gjithë djemtë nisën të hidhnin objekte drejt tij dhe ai u largua menjëherë (qesh)”, përfundoi David Luiz prenoncimin e tij për “The Sun”.