Bylisi ka zyrtarizuar firmën me mesfushorin Majkëll Peçi. 22-vjeçari ishte pjesë e Kamzës sezonin e shkuar në Superiore, skuadër me të cilën luajtir 9 takime. Tani si lojtar i lirë, Peçi ka firmosur për ekipin mallakastriot.
Bylisi u rikthye në Superiore si skuadra kampione e Kategorisë së Parë dhe synon të mbijetojë në elitën e futbollit shqiptar. Peçi është një lojtar me cilësi të mira dhe ka luajtur për disa skuadra.
22-vjeçari ka dalë nga akademia e Tiranës, skuadër me të cilën ka luajtur në dy sezone (2015/16 dhe 2016/17). Por gjatë sezonit 2016/17, Peçi ka pasur dhe një aventurë me skuadrën e Sopotit, si i huazuar. Në sezonin 2017/18, Peçi ka luajtur për dy skuadra, Korabin e Peshkopisë dhe me Burrelin.