Buzëqesh Shkëmbi, një “kërcënim” më shumë për Partizanin

Ishte një nga lojtarët që iu propozua disa klubeve të Superiores dhe në fund shkoi aty ku pakkush e mendoi. Kukësi, Partizani dhe Tirana ishin opsionet, por Armando Vajushi zgjodhi Teutën. Shkodrani ka pasur një dëmtim dhe është gati të debutojë, pasi është rikuperuar plotësisht.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” e zbulon diçka të tillë dhe trajneri Bledi Shkëmbi e ka të gatshëm anësorin në takimin më të rëndësishëm, atë të së dielës me Partizanin. Mbetet për t’u parë nëse do të luajë nga fillimi, apo do e nisë nga stoli.

Sikurse dihet, Vajushi në Superiore ka spikatur me Vllazninë dhe më pas u transferua në Bullgari te Liteks Loveç. Kievo, Livorno, Pro Verçeli dhe Avelino ishin stacionet e radhës për shkodranin, ndërkohë që këtë janar pranoi ofertën e Teutës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *