Bulku: Nuk e prisja kurrë, padiskutim që u lumturova

Ish-kapiteni i skuadrës kombëtare Ervin Bulku do të debutojë si trajner i përfaqësueses shqiptare mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Andorrës. Në një intervistë për “Supersport”, Bulku shpjegoi se lajmi i erdhi fare papritur.

“Të them të drejtën ishte një lajm që nuk e prisja kurrë. Padiskutim që isha i lumtur. Nuk mendoj me epitetin: ‘Jam trajneri kombëtares’. Them qe më është ngarkuar një detyrë, një detyrë e vështirë, por do mundohem të bëj maksimumin së bashku me çunat”.

“Janë rezultatet që vendosin për trajnerët në të gjithë botën jo vetëm këtu. Kam marrëdhënie si me De Biazin si me Paolo Tramexanin, pasi kam qenë lojtar dhe më pas ndihmës i tyre. Është normale që miqtë dhe shokët t’i telefonosh, siç do telefonoj dhe Panuçin. Formacioni? Do ta shikoni në fushë”, tha Bulku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online