Bulku: Fitore morali, Panuçi? Nuk hidhen njerëzit poshtë kaq shpejt!

Në krye të kombëtares tonë mbrëmjen e sotme ishte Ervin Bulku. Pas ndeshjes, Bulku foli për mikrofonat e “Supersport” dhe “RTSH”, ku u shfaq i lumtur për fitoren e arritur.

“Nuk ndryshoi gjë, rezultati ishte ai që kërkuam. Kanë ndryshuar djemtë në fushë, treguan kualitetin. Janë të bashkuar dhe fituam një ndeshje të rëndësishme për ne”.

Duhet të dimë që kam qenë njeriu më i afërt me Panuçin. Nuk hidhen njerëzit kaq shpejt poshtë. Kemi menduar më shumë për ndeshjen me Turqinë. Kemi diskutuar pak për Turqinë. Me rëndësi kanë pikët.

Prisni mesazh nga Panuçi? Kur të shikoj në hotel do shoh telefonin.

Ishte një fitore morali, por edhe pikët janë të rëndësishme. Nuk kishim bërë ndeshje të mira. Kundërshtari ishte i dobët, por Andorra në fushën e vet ishte mundur vetëm nga Islanda. Ndeshjet e tjera i ka barazuar me gola.

Dihet që ne në ndeshje të këtij niveli kemi gabuar në të shkuarën. U kërkova djemve që të fitojmë, pasi ishim të detyruar. Do ishte në dëmin tonë nëse nuk ndodhte.

Padiskutim ishte një fitore shumë e rëndësishme, duke parë që vinim nga disa rezultate jo të mira. Jemi mësuar që kaulfikueset t’i fillojmë me fitore dhe ajo humbje me Turqinë e bëri disi situatën të zymtë. Megjithatë, ne u rikthyem dhe tani të shikojmë që të shkojmë në Europian.

Duhet pyetur dikush tjetër për trajnerin. Mua më kërkuan të drejtoj në këtë ndeshje dhe bëra punën time. Pastaj, nuk e di. Sot, duhet të aktivizoja lojtarët më në formë dhe Balaj e Sadiku janë në një formë të mirë, prandaj ishin në fushë të dy. Provova dy skema dhe të dyja funksionuan, prandaj arritëm dhe te fitorja. Kjo fitore vlen, por ngelet për t’u parë.

Kundërshtarët tanë nuk kanë luajtur ende kundër Andorrës. Këtë terren që e patë vetë, edhe kundërshtarin e patë vetë, janë një ekip shumë i konsoliduar. Çdo pikë që Andorra do t’i marrë rivalëve tanë, do të jetë një pikë e shtuar për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online