Bufon afër rikthimit në Serie A, e kërkon surpriza e sezonit të kaluar

Xhixhi Bufon po kërkon një ekip të ri. 41-vjeçari e mbylli aventurën një-vjeçare me PSG-në dhe është pranë rikthimit në Serie A.

Në fillim doli opsioni Parma, aty ku gardiani legjendar nisi karrierën e tij. Megjithatë, në mediat italiane po flitet edhe për një mundësi tjetër. Shumëkush është skeptik, por Bufon mund të përfundojë tek Atalanta.

Ekipi bergamask do të marrë pjesë në Champions Ligë sezonin e ardhshëm, kompeticion të cilin portieri e ka shumë për zemër. Etrit Berisha është pranë largimit dhe Bufon do të formonte dyshen e portierëve bashkë me Golinin.

Atalanta luan për herë të parë në kompeticionin e më të mirëve dhe eksperienca e një personaliteti si Xhixhi Bufon është tepër e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online