Toronto Raptors ka ngecur ndaj Milwaukee Bucks, duke pësuar humbjen e shtatë sezonale me rezultatin 99-104. Kaëhi Leonard (20 pikë) dhe Serge Ibaka (22 pikë) nuk u kanë mjaftuar kanadezëve, ndërkohë që për Bucks Giannis Antetokounmpo ishte lideri në triumfin e arritur. 19 pikë të realizuara, po aq topa të rikuperuar, si dhe gjashtë asiste për greko-nigerianin.
Fitore e rëndësishme për San Antonio Spurs, që mposhtën 110-97 Utah Jazz. DeMar DeRozan (26 pikë, 8 asiste, 6 topa të rikuperur) dhe Rudy Gay (23 pikë, 2 asiste, 15 topa të rikuperuar) spikatën për Spurs dhe çuan dëm paraqitjen e Donovan Mitchell (27 pikë) dhe Ricky Rubio (26 pikë).
Charlotte Hornets ka likuiduar New York Knicks me rezultatin 107-119. Kemba Walker bëri një ndeshje të mirë, duke shënuar 25 pikë, por pati edhe mbështetjen e shokëve të tjerë të skuadrës. 26 pikët dhe 15 topat e rikuperuar nga Kevin Knox nuk mjaftuan për Knicks.
Toronto Raptors-Milwaukee Bucks 99-104
San Antonio Spurs-Utah Jazz 110-97
New York Knicks-Charlotte Hornets 107-119